Pak e dinë, mesazhi i errët që fshihet pas flamurit në anijet pirate

Kur themi anije pirate na vijnë në mendje piratët me veshjen e tyre simbolike dhe padiksutim flamuri i tyre karakteristik me një kafkë njeriu në të. Ishte shekulli i 17-të hera e parë që hynë në jetën tonë këta flamuj me simbolin e kafkës dhe kockave të kryqëzuara.

Ato quhen ndryshe Jolly Roger dhe janë një simbol i përdorur nga anijet pirate para ose gjatë një sulmi.

Kur arrijmë tek origjina e flamujve të piratëve, sipas disa burimeve, pretendohet se ky term vjen ose rrjedh nga fjala ‘Joli Rouge’ (e bukur – e kuqe e mirë) për t’iu referuar një flamuri të kuq të përdorur nga piratët francezë. Piratët mendohet se janë gati për të vrarë dhe i atribuohen gjakut të derdhur.

Sipas një burimi tjetër, mendohet se vjen nga termi anglez ‘Old Roger’, që do të thotë djall. Edhe pse piratët ishin jashtë autoritetit shtetëror, ata kishin rregulla strikte brenda vetes.

Ata dinin të organizoheshin dhe mund të bëheshin pjesë e një administrate të disiplinuar.

Një tjetër arsye se pse flamujt u krijuan ishte për të frikësuar ‘gjahun’ e tyre. Ngjyra e zezë tregon se ata ishin piratë, por treshja e simboleve të ndërthurura tregonin vdekjen, dhunën dhe kohën e kufizuar.