AlbanianEnglish

Pajisja për të dalluar kancerin e gjirit

Pajisja për të ndihmuar në zbulimin e kancerit të gjirit ka fituar çmimin prestigjioz James Dyson në Britani.

Pajisja e quajtur Dotplot synon të ndihmojë të gjitha gratë që të vetëkontrollohen në shtëpi dhe të gjurmojnë çdo ndryshim që mund të jetë një shenjë e hershme dhe e mundshme e kancerit në gji.

Kanceri i gjirit është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes nga kanceri në Britani, por shumë gra nuk kryejnë vetë-ekzaminime të rregullta.

Profesionistët mjekësorë e kanë mirëpritur shpikjen, por paralajmërojnë se nuk është zëvendësim për të shkuar te mjeku. Përdoruesit ndërtojnë një hartë të personalizuar të bustit të tyre duke futur madhësinë dhe formën e gjoksit dhe duke shtypur pajisjen e dorës mbi kraharor.

Një herë në muaj, valët e zërit përdoren për të regjistruar përbërjen e indeve dhe nëse ka ndonjë ndryshim ose anomali të dyshimtë, përdoruesit këshillohen të vizitojnë një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Teknologjia është shumë e ngjashme me mamografinë për mbi 50 vjeç ose skanimet me ultratinguj që u ofrohen grave të shqetësuara kur shohin një ndryshim.

*Tibo News

You don't have permission to register