Pagat, shteti ‘ia kalon’ privatit

Pagat në shtet rezulton të jenë rritur më shumë se ato në sektorin privat.

Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare mujore bruto gjatë tremujorit të katërt 2023, rezultoi mbi  75 mijë  lekë, duke u rritur me 13.7%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Ndërkohë  paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror  ka shkuar në 87,8 mijë  lekë, nga 74,4 mijë  lekë që ishte një vit më parë.

Nëse bëjmë një krahasim konstatohet një rritje me 18% ose  13,4 mijë lekë më tepër.

Por nuk krezulton e njëjta tendencë në privat ku ka pasur rritje pagash, por në nivele minimale.

Në fund të vitit të kaluar paga bruto në sektorin privat pësoi një rritje vetëm me 11.6% ose 7 mijë lekë më tepër.

Një pagë mesatare në sektorin privat rezulton se është në nivelin 69.4 mijë lekë.