Paga e mësuesve do të shkojë 950 €, por duhet reformuar edhe sistemi arsimor

Kryeminstri i vendit Edi Rama mbajti fjalëm në prezantimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve ku tha se ky është një moment i rëndësishëm që përcakton nisjen e një faze të re të reformimit të sistemit të arsimit. Rama theksoi se hapja e kësaj faze është shumë e rëndësishme pasi theksoi se fëmijët janë gjithnjë e më shumë sfidues për shkak të mjedisit dhe teknologjisë.

Rama tha se nuk mjafton vetëm rritja e pagave për mësuesit, për të cilën bëri me dije se do të shkojnë 950 Euro, por që duhet reformuar sistemi arsimor.

Pjesë nga deklaratat e Edi Rama: 

Moment i rëndësishëm sepse përcakton nisjen e një fazë e re të reformimit të sistemit të arsimit dhe vë në qendër të vëmendjes mësuesin si forcën e pazëvendësueshme të të gjithë sistemit dhe si një autoritet që duhet mbështetur më shumë, duhet motivuar më shumë dhe duhet afirmuar më shumë në komunitetin tonë.

Arsyeja pse ne e shikojmë të domosdoshme hapjen e kësaj faze të re është në radhë të parë, fëmijët janë çdo vit e më shumë sfidues për shkak të mjedisit ku jetojnë dhe fortunës së teknologjisë që ka përfshirë të madh dhe të vogël për faktin që sot sfida e shpejtësisë së kohës po bëhet e atillë që po merr përmasa realisht, sa të frikshme, aq edhe frymëzuese. Nevoja për t’u adaptuar me kohën ka qenë shumë më e përballueshme nga se është sot.

Sot nevoja për t’u adaptuar është gati e përballueshme sepse prurja e jashtëzakonshme e informacioneve dhe zgjerimi i kanaleve të informacionit, ku teknologjia po merr gjithmonë e më shumë një rol të jashtëzakonshëm, janë të tilla që vë në pikëpyetje shumë nga gjërat që kemi marrë për të palëvizshme dhe na vë përpara sfidës së madhe që të ruajmë disa themele ose ekuilibra që janë të kërcënuar më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër.

Në të gjitha rastet, kjo kohë nuk e ka vënë në pikëpyetje rolin dhe nevojën për mësuesin. E ka vënë gjithmonë e më shumë domosdoshmërinë që të fuqizojmë sa të mundemi mësuesin dhe t’i japim mësuesve sa të mundemi forcë motivimi dhe aftësi për t’u përballur me atë që koha e sjell para sistemit arsimor në pamjen e fëmijëve të vegjël.

Shumë duken të paadmistrueshëm për shkak të gjithë transformimit që kontakti me teknologjinë po i bën standardeve të vendosura nga prindërit tanë e gjyshërit tanë. Dua të them që ne do të bëjmë të pamundurën që në këtë fazë të rrisim mbështetjen e gjithëanshme për shkollën dhe për mësuesin. Ama, fokusi tek arsimi është jetik sepse fatmirësisht nuk jemi më në kohën që ishim deri para jo shumë vitesh, ku mësuesit ishin tërësisht të braktisur, ku vendi i së cilës këtu përcaktohej nga partia dhe nga arbitrariteti i ryshfetit.

Jemi në një kohë ku çdo mësues ka vendin e garantuar falë aftësisë së vet dhe askush nuk e lëviz nga vendi. Ky është themeli më fillestar, kjo nuk mjaftojn. Ashtu sikundër nuk mjafton thjesht rritja e pagave. Pagat brenda pak muajsh, për mësuesit do të shkojnë 950 Euro, por nuk mjafton. Ne na duhet të reformojmë sistemin. Mekanizimin e rritjes së pagës për shkak të vjetërisë në punë, ta reformojmë. Të gjejmë rrugën që përveç pagës uniformë, të ketë nivel të ndryshëm pagash sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve dhe për këtë na duhet një sistem i besueshëm kualifikimesh dhe trajnimesh, kreditesh.

Ajo që mund të ju them është se besojmë se mund të ja dalim kësaj sfide nëse e gjithë trupa drejtuese e sistemit arsimor vihet në dispozicion të kësaj sfide duke kuptuar se çfarë peshe të jashtëzakonshme ka sot funksioni i mësuesit.