Paditet TikTok pas sfidës virale që iu mori jetën dy vajzave

TikTok është paditur nga familjet e dy vajzave të reja 8 dhe 9 vjeçe që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e një sfide virale në rrjetin social.

Familjet pretendojnë se algoritme ‘të rrezikshme’ të aplikacionit janë fajtorë për vdekjen e fëmijëve të tyre.

Dy vajzat e moshës tetë dhe nëntë vjeçare vdiqën duke marrë pjesë në një “sfidë” që u bë virale në TikTok vitin e kaluar dhe mori jetën e disa fëmijëve.

Sfida i inkurajoi përdoruesit të lidhnin një litar në qafë derisa të humbnin ndjenjat, sipas padisë së paraqitur të martën në Los Angeles.

Familjet po kërkojnë një shumë të papërcaktuar si dëmshpërblim dhe kanë kërkuar që gjyqi të zhvillohet në Kaliforni.

Familjet pretendojnë se ‘algoritmi i rrezikshëm i platformës përsëriti qëllimisht shfaqjen e videove-sfidë në faqet e vajzave, duke i nxitur kureshtje dhe që të provonin sfidën.

Në padi pretendohet se algoritmi i TikTok promovon përmbajtje të dëmshme, lejon përdoruesit e mitur në aplikacion dhe dështon të paralajmërojë përdoruesit ose kujdestarët e tyre ligjorë për natyrën e aplikacionit që shkakton varësi.

Kjo nuk është padia e parë kundër kompanisë, e nxitur ngablackout challenge’. 

*Tibo News