Pa Suedinë, parlamenti i Finlandës jep dritën jeshile për anëtarësimin në NATO

Debati përfundimtar për anëtarësimin e vendit në NATO do të fillojë në parlamentin e Finlandës, përpara se Helsinki të marrë miratimin e nevojshëm nga Turqia dhe Hungaria. Me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Finlandë më 2 prill, Helsinki dëshiron të shmangë vonesat në anëtarësimin e tij në NATO sapo Ankaraja dhe Budapesti të japin miratimin.

Kjo do të thotë se Finlanda është e gatshme të ecë përpara pa pritur Suedinë, e cila gjithashtu ka qenë kandidate që nga viti i kaluar, por aktualisht po përballet me veton turke. 200 deputetët e parlamentit finlandez pritet të fillojnë sot në mbrëmje debatin për projektligjin për anëtarësimin e vendit në NATO, ndërsa votimi pritet të bëhet nesër të mërkurën.