‘Pa stacion’ ekspozita e nxënëses së liceut, Aejda Durishti: E lumtur që e hapa dhe lashë gjurmë në shkollë

Aejda Durishti është një nga vajzat e talentuara të liceut artistik e cila ka vendosur të ndajë me publikun ekspozitën e saj të parë të titulluar ‘ Pa stacion’. Ndikuar jo vetëm nga studimet e saj por nga dashuria dhe lidhja e saj me qiellin dhe retë do ta bënin atë të krijonte një ekspozitë që të fut në një tjetër botë.

Retë i kam parë si simbol i të përkohshmes, si një metaforë e bukur e lirisë dhe e delikatesës. Ndonjëherë këto forma më dukeshin si imazhe objektesh dhe herë-herë kur koha ishte këngë dukej si hapja e një porte drejt misterit.

Por kjo nuk do të mbetet as ekspozita e parë për të dhe as e fundit, pasi Aejda shprehet se në vijim do të sjellë të tjera punime të saj fokusuar në tematika të ndryshme.