Pa kandidaturë edhe raundi tre i zgjedhjes së presidentit

Edhe raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri do të zhvillohet pa një kandidaturë.

Tre grupet parlamentarë të opozitës dështuan të depozitonin sipas afatit pasditen e të dielës një kandidat të propozuar nga 20 deputetë.

Këtë të hënë do të mbahet një seancë e posaçme, e cila thjesht do të zhvillohet për procedurë.

Ndryshe nga dy raundet e para të votimit që u zhvilluan pasdite, ky i tretë është vendosur të zhvillohet paradite.

Arsyeja lidhet me udhëtimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministres të punëve të jashtme Olta Xhaçka në Neë York, mesditën e të hënës.

Në kushtet kur edhe raundi i tretë zhvillohet pa kandidatë, do të jetë raundi katër përcaktues se kush do të jetë kreu i ri i shtetit.

*Tibo News