Oversport reagon për të drejtën TV mbi “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë

Oversport krejt paparitur është përballur sot me lajmin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kanalat e saj zyrtare të komunikimit, për ndërprerjen e kontratës mes palëve, kontratë e cila ishte në fazë negociatash.

Oversport shpreh shqetësimin se vendimi i marrë nga FSHF është rezultat i mungesës së transparencës në aktivitetet e saj, me presione që nuk janë në përputhje me parimet etike që një institucion i këtij niveli duhet të ndjekë.

Oversport do të dalë me një deklaratë të plotë në vijim.