Osmani: Pa njohje reciproke, s’ka paqe dhe stabilitet në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se idetë që nuk kontribuojnë në arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, nuk sjellin paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Prishtinë me homologen hungareze, Osmani u shpreh se se mirëprt përkushtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macorn për dialogun dhe paqen në rajon.

Sipas saj, qëndrimi i Kosovës mbetet i njëjtë se vetëm njohja reciproke është zgjidhja që mund të çojë përpara.