Osmani: Kundërshtoj çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizmin e vizave. ajo tha se ua ka bërë të qartë të gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë iniciative, e cila do të stërzgjaste procesin për lëvizje të lirë.

Kryetarja e shtetit shprehet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, duke theksuar se vendimi për liberalizim është vonuar.