Oscars 2022, një natë plot të papritura

Mbrëmjen e datës 27 mars u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së çmimeve Oscars 2022. Ndonëse tema e 94-të e Çmimeve të Akademisë ishte “Movie Lovers Unite”, në fakt nuk pati llojin e dashurisë që prisnim nga kjo natë.

Momenti më i çuditshëm dhe i pakuptueshëm ishte momenti kur Chris Rock u godit me një shuplakë nga Will Smith, pas një shakaje që bëri Rock në lidhje bashkëshorten e tij, Jada Pinkett Smith.

Oscars me shuplaka, momenti kur Will Smith s’duron komentin për gruan

Pak çaste më vonë, Smith më në fund fitoi çmimin e tij të parë për aktorin më të mirë për portretizimin e Richard Williams, babait dhe trajnerit të Venus dhe Serena. Me lotët që i rridhnin në fytyrë, Smith i kërkoi falje akademisë dhe kolegëve të tij të nominuar.

Jessica Chastain mori në shtëpi çmimin e aktores më të mirë për portretizimin e personazhit titullar “The Eyes of Tammy Faye”, fitorja e saj e parë pas tre nominimeve.

Jane Campion e Zelandës së Re fitoi Oscarin e saj të dytë për “The Power Of The Dog” si regjisorja më e mirë në filmin e parë që ajo ka drejtuar pas 12 vitesh.

Ariana DeBose u bë e para afro-latine që fitoi një Oscar aktrimi kur mori trofeun për aktoren më të mirë dytësore. Troy Kotsur, u bë aktori i dytë i shurdhër që fitoi çmimin e aktorit më të mirë dytësor.

Sir Kenneth Branagh fitoi çmimin e skenarit më të mirë origjinal, Oscar-in e tij të parë pas tetë nominimeve.

Filmi “Dune” triumfoi në kategorinë e kineastit, montazhit më të mirë, muzika origjinale, dizajni i prodhimit, tingulli më i mirë dhe për efektet speciale.

“Encanto” u shpall filmi më i mirë i animuar, për filmin e huaj më të mirë ishte japonezi “Drive My Car”, ndërsa për dokumentarin më të mirë në formën ‘feature’ u konsiderua “Summer Of Soul” dhe për dokumentarin e shkurtër më të mirë “The Queen Of Basketball” nga Ben Proudfoot.

Për kostumoagrafinë më të mirë u konsiderua “Cruella”, ndërsa për make up-in dhe stilimin e flokëve u vlerësua “The Eyes Of Tammy Faye”.

Kolona zanore më e mirë u konsiderua “No Time To Die” nga Billie Eilish and Finneas O’Connell, kënduar për filmin me të njerjtin titull.

Çmimi i filmit të shkurtër të animuar shkoi për “The Windshield Wiper”, ndërsa “The Long Goodbye” mori çmimin e Live Action.

“Belfast” u konsiderua me shkrimin më të mirë origjinal, ndërsa “Coda” me tekstin më të mirë të përshtatur, i cili mbylli dhe ceremoninë e çmimeve pasi u kurorëzua me çmimin më të lakmuar, atë të filmit më të mirë.

Pengu i pashprehur në festimet e mbrëmjes ishte, lufta në Ukrainë, e cila nuk u përmend deri në gati një orë e 40 minuta pas transmetimit televiziv, ndërsa vonë gjatë shfaqjes, Francis Ford Coppola bërtiti, “Viva Ukraine”.

Në ceremoninë e 94-të të ndarjes së çmimeve Oscar, shumë prej të ftuarve u shfaqën në tapetin e kuq me fjongo blu në mbështetje të ukrainasve dhe refugjatëve të tjerë.