
Orikumi, shtegu i Çezarit dhe thesaret e Parkut të Llogarasë
Parku kombëtar i Llogarasë dhe zona e Orikumit në jugperëndim të Shqipërisë, janë sinonime të qetësisë, ajrit të freskët dhe kulinarisë më tradicionale.
Parku ndodhet rreth 40 km nga qyteti i Vlorës dhe vështron nga lart pikën ku takohen Deti Adriatik me Detin Jon.
Ka një sipërfaqe prej 1010 hektarësh ku pyjet e dendura të saj janë kryesisht me bredha e pisha që i japin ngjyrën e gjelbër gjatë gjithë vitit.
Për turistët e pasionuar pas shtegtimeve në pyje, për të mos u humbur është Qendra e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Aty gjenden informacione të detajuara rreth kafshëve të pyllit, madje nëpërmjet një libri që kanë dhuruar studentët e Universitetit të Vlorës do të keni mundësi të shihni dhe të mësoni gjithë llojet e bimëve që gjenden aty.
Për t’u vizituar është dhe i ashtuquajturi Shetgu i Çezarit.
Ekspertët thonë se ky është një shteg historik, sepse në vitin 48 Para Lindjes së Krishtit është përshkruar nga perandori romak Jul Çezari. Ai ka pushuar një natë aty e pastaj ka shkuar në Orikun e vjetër, për të luftuar me Pompeun.
Në fund të shtegut ndodhet sheshpushimi, ku ka ngritur tendat për të kaluar natën Jul Çezari së bashku me dymijë ushtarët e tij. Krah tij qëndron një gur i madh, i cili ditët e sotme njihet si Guri i Çezarit.
Por ajo që nuk duhet humbur medoemos është kisha e Marmiroit në Orikum – rreth 38 minuta larg me makinë nga Parku Kombëtar i Llogarasë.
Kisha ka formën e kryqit me kupolë dhe është e ndërtuar me gurë të cilët janë marrë nga rrënojat e Orikut antik gjatë periudhës bizantine, diku rreth shekullit të XII.
Në vitin 1904, kur është zbuluar, kisha ka qenë në gjendje pothuajse të rrënuar. Nën drejtimin e Prof.Dr. Aleksander Meksit, në vitin 1967 kisha u rindërtua përsëri në formën dhe trajtat fillestare të saj.
*Tibo News.