
Ori Nebijaj pranon mandatin e Grida Dumës
Ish-moderatorja Oriela Nebijaj ka reaguar për herë të parë, për vendimin e saj për të pranuar mandatin e deputetes, me dorëheqjen e Grida Dumës.
Në një postim në rrjetet sociale, Nebijaj shkruan se është një privilegj i madh që të përfaqësojë ata që e besuan dhe e votuan në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë”.
*Tibo News