Organizata Trump shpallet fajtore

Kompania e zotit Donald Trump është gjetur fajtore për mashtrime tatimore në një çështje të hapur nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit. Një gjetje që bie në kundërshtim me praktikat financiare të biznesit të ish-presidentit.

Juria shpalli fajtore dy entitete të Organizatës Trump lidhur me 17 akuzat e ngritura, përfshirë akuzat për konspiracion dhe falsifikim të dhënash.

Organizata Trump mund të gjobitet deri në 1.6 milion dollarë, një dënim që mund t’i komplikojë disa nga marrëveshjes e saj në të ardhmen.