Orët vendimtare për luftën Rusi-Ukrainë!

Pavarësisht se trupat rusë janë pozicionuar rreth 30 kilometër larg kryeqytetit, Kievi mbetet në duart e Ukrainës, ndërkohë që shtetrrethimi dy ditor është hequr.

Qyteti i Chernihiv në veri-lindje është përballur me granatime të rënda nga trupat ruse gjatë natës, por mbetet sërish në duart e Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se forcat e saj kanë pësuar humbje gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.

Negociatorët për Kievin dhe Moskën po mbërrijnë në Bjellorusi për bisedimet e paqes, megjithëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se nuk pret që diskutimet të japin rezultate.

Ndërkohë, raportet brenda natës sugjerojnë se diktatori bjellorus Alexander Lukashenko po përgatitet të dërgojë disa nga ushtarët e tij për t’iu bashkuar pushtimit rus.

Banka qendrore e Moskës po përpiqet të frenojë ndikimin e sanksioneve perëndimore në ekonominë ruse duke rritur normat e interesit dhe duke ndaluar agjentët të shesin letra me vlerë të mbajtura nga të huajt.

Kancelari i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak i ka ndaluar institucionet financiare britanike nga transaksionet me bankën qendrore ruse, ministrinë e jashtme dhe fondin sovran të pasurisë së vendit.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se forcat e tij bërthamore janë në gatishmëri të lartë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë 352 civilë janë vrarë nga forcat ruse, përfshirë 14 fëmijë.