Orban akuzohet se po përpiqet të heshtë kritikët me ligjin e ri

Shoqëria civile në Hungari ka akuzuar Viktor Orbanin se po përpiqet të heshtë të gjithë zërat kritikë në vend pasi propozoi legjislacionin për krijimin e një “zyrë për mbrojtjen e sovranitetit” që heton ndikimin e huaj. Për vite me rsdhë, kryeministri hungarez ka promovuar një narrativë se forcat e jashtme po përpiqen të minojnë qeverinë dhe të mbështesin kundërshtarët e tij.Në një fjalim, Orban tha se “forcat e errëta” do të “vazhdojnë të rrethojnë linjat mbrojtëse të sovranitetit, duke përfshirë ato të Hungarisë”.

Por kritikët thonë se retorika e tij është krijuar për të minuar kundërshtarët dhe se, përpara parlamentit evropian dhe zgjedhjeve komunale vitin e ardhshëm, qeveria po shton përpjekjet për të krijuar armiq imagjinarë dhe për të shpërqendruar votuesit.