
“Ora Kiametit”, fundi Botës më afër se kurrë?
Shkencëtarët atomikë përllogarisin këtë javë një vendosje të re për vitin 2023 të akrepave të së ashtuquajturës “Ora e Ditës së Gjykimit”.
Ora është një simbol që tregon se sa afër fundit është bota, ku mesnata shënon pikën teorike të asgjësimit.
Vlera e akrepave të orës përllogaritet në bazë të kërcënimeve ekzistenciale si luftërat bërthamore, pandemitë apo ndryshimet e forta klimatike.
Akrepat e orës zhvendosen më afër ose më larg mesnatës bazuar në leximin statistikor të faktorëve gjeopolitikë, ekonomikë dhe social.
Por si është vendosur “Ora e Kijametit”?
Ora u krijua në vitin 1947 nga një grup shkencëtarësh atomikë, përfshirë Albert Einsteinin, i cili kishte punuar në “Projektin Manhattan” për të zhvilluar armët e para bërthamore në botë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ajo përditësohet çdo vit nga organizata jofitimprurëse me bazë në Çikago, Buletini i Shkencëtarëve Atomikë.
Përditësimi i kohës bëhet duke analizuar rreziqet katastrofike ndaj planetit dhe njerëzimit.
Kjo bëhet nga një bord shkencëtarësh dhe ekspertësh të klimës dhe teknologjisë bërthamore, duke përfshirë 13 laureatë të Nobelit.
Sa afër është Bota “Orës së Kijametit”?
Akrepat janë 100 sekonda pa shkuar në 12-të… “Ora e Kijametit” është më afër se kurrë më parë mesnatës.
Akrepat qëndrojnë aty që prej vitit 2020, por gjasat janë që të afrohen më tepër duke pasur parasysh frikën e një lufte bërthamore të zgjuar nga pushtimi rus i Ukrainës.
Ora “më e largët” ndonjëherë ka qenë në vitin 1991, kur fundi i Luftës së Ftohtë bëri që akrepat të largohen në 17 minuta larg mesnatës apokaliptike.
*Tibo News.