Opozita s’gjen konsensus për Kukësin

Emri Vata u zgjodh me shumicë votash si kandidat i Rithemelimit për Bashkinë Kukës.

Vata ishte një nga 5 kandidatët që morën pjesë në zgjedhjet e të dieles, ku me shumicë votash anëtarët zgjodhën atë për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 24 shtatorit.

Emri Vata arriti të fitonte 271 vota duke mundur kështu kandidatët përballë tij Ardian Elezin, Gëzim Shehun, Uran Cengun dhe Ylber Zenelin.

Elezi mori 163 vota, Shehu 170, Cengu 47 ndërsa Ylber Elezi 18 vota.