
Operacioni që po e kërkojnë në masë në Britani dhe jo vetëm
Vetëm njerëzit me ballë të madh i dinë gjërat që bëjnë për ta mbuluar: Me baluke, si Dakota Johnson, selfie që shmangin atë pjesë, kapelë, shaje, kapëse dhe gjëra të tjera krijuese.
Por sigurisht një ballë i madh nuk është asgjë për t’u ndjerë keq, aq më tepër për t’u turpëruar, e këtu mund të mendoni se sa bukur duken gjithsesi Rihanna, Ryan Renolds dhe të tjërë.
Megjithatë duan ta ndryshojnë, dhe kjo është e mundur, aq sa ka filluar të përhapet kudo. Shumë njerëz në TikTok dhe në Instagram, sidomos vajzat e reja kanë filluar të publikojnë detaje për ndërhyrje të tilla, në të cilat ulet vija e flokëve.
Vlen të theksohet se kjo ndërhyrje është e ndryshme nga transplantimi i flokëve. Një transplant flokësh përfshin marrjen e një rripi të hollë flokësh nga pjesa e pasme e kokës dhe vendosjen e tij sipas procedurës në pjesën e përparme të kokës.
Ndërsa një operacion për zvogëlimin e ballit përfshin marrjen e skalpit që mban fije flokësh dhe ndarjen e tij nga kocka e poshtme dhe më pas avancimin e tij përpara. Kjo zvogëlon madhësinë natyrale të ballit.
Doktor Aamer Khan nga Britania, i cili ka punuar në trajtime kozmetike për 17 vitet e fundit, thotë se kohët e fundit ka pasur një valë të madhe njerëzish që e bëjnë këtë operacion, për arsye të shumta.
Rritja e interesit mund të jetë pjesërisht e nxitur nga njerëzit që dëshirojnë të “feminizojnë” veten, p.sh. personat trans, si dhe njerëzit që vuajnë nga stresi kozmetik i flokëve si rezultat i përdorimit të zgjatimeve artificiale të flokëve, gjë që dihet se shkakton alopeci në ballin e tyre.
*Tibo News