
OPEC shkurton prodhimin, pritet rritje e çmimit të naftës
Organizata e vendeve eksportuese të karburantit, OPEC, ka rënë dakord të shkurtojë prodhimin në atë që konsiderohet si shkurtimi më i madh që pas krizës globale të pandemisë.
Ministrat nga grupi i vendeve prodhuese të naftës dhe aleatët, përfshirë Rusinë, u takuan në Vjenë këtë javë. Ky ishte takimi i parë kokë-më-kokë mes përfaqësuesit e këtyre vendeve.
Ata ranë dakord të ulin prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë. Ekspertët parashikojnë që ky vendim mund të nxisë një rritje të çmimeve të naftës në botë.
Aktualisht çmimi i naftës kanë rënë nga 120 dollarë që ishte rreth tre muaj më parë, në rreth 90 dollarë për fuçi. Vendimi ka gjasa të mos pritet mirë nga Uashingtoni.
Shtetet e Bashkuara donin që OPEC të rriste prodhimin, për të ndihmuar vendet e prekura nga rritja e kostove të naftës. Kjo shikohej edhe si çështje politike që mund të ndikonte pozitivisht në zgjedhjet e pjesshme.
Administrata Biden dëshironte gjithashtu të kufizonte të ardhurat për Rusinë, si pjesë e lëvizjeve për ta ndëshkuar atë për konfliktin në Ukrainë.
Arabia Saudite, aleate e kahershme e Shteteve të Bashkuara, ka refuzuar të dënojë Moskën, e cila është pjesë e grupimit më të gjerë të OPEC+.
Ekspertët ekonomik në JPMorgan thanë se Uashingtoni mund të reagojë duke shtuar vetë prodhimin, ose duke lëshuar në treg një pjesë nga rezervat e saj.
Ministri i Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe tha se vendimi i ishte teknik dhe jo politik.
Sauditët dhe anëtarët e tjerë të OPEC-ut thonë se kjo lëvizje synon të qetësojë paqëndrueshmërinë e tregut, duke mos synuar ndonjë çmim të veçantë për naftën.
*Tibo News.