
Olsian Çela nga Kuvendi: Janë rritur rastet e hetuara për korrupsion
Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar sot në Kuvend për kriminalitetin në vend gjatë vitit 2021. Ndërkohë, që dha shifrat, Çela tha se institucioni që ai drejton ka përmbushur objektivat. Ndër të tjera, Çela theksoi se gjatë 2021 janë dënuar 8371 të pandehur. Ai deklaroi se qarku me përqindjen më të lartë të kriminalitetit ka qenë Vlora. Lidhur me korrupsionin, kryeprokurori tha janë rritur rastet e hetimit dhe se se ka përfunduar me arrestimin e 40 personave të dyshuar.
Prioritet të prokurorisë, Çela vlerësoi edhe luftën kundër pastrimit të parave.