Olivia Wilde ka 7 muaj e ndarë nga ish i dashuri, por…

Olivia Wilde dhe Harry Styles mund të jenë ndarë muaj më parë, por duket se regjisori i filmit nuk i ka hedhur të gjitha gjërat e tij në dhe as nuk i ka marrë të gjitha me vete.

Aktorja e Don’t Worry Darling, 39 vjeç, u pa këtë javë duke veshur një nga bluzat e ish-të dashurit të saj, me mesazhin e shkruar të tij, “Ka një pjesë nga ti në mënyrën se si vishem”.

Olivia u pa duke lënë palestrën e saj të preferuar në Los Anxhelos të martën (19 qershor), me veshje sportive rastësore.

Ish ylli i One Direction 29 vjeç, u pa i veshur me atë bluze në disa raste, edhe në koncertin e Arianna Grande në Londër, në 2019-ën.

Edhe palestra ku ka shkuar nëna e dy fëmijëve është e preferuara e ishit të saj, i cili ka qenë pak orë para se të shkonte edhe Olivia.

Çifti është ndarë fillimisht për shkak të Olivias e cila ka treguar se është zhgënjyer nga ai për sa kohë ishin bashkë. Por si shpjegohet fakti që ka veshur bluzën e tij?