Oligarkut rus i marrin jahtin me porosi të amerikanëve

Superjahti që i përket oligarkut rus, Viktor Vekselberg u konfiskua nga policia spanjolle në emër të autoriteteve amerikane. E vlerësuar në më shumë se 99 milionë dollarë, anija mbi 77 metër e gjatë u sekuestrua në një kantier detar pranë ishullit mesdhetar të Mallorca-s.

Oficerët, duke përfshirë edhe FBI-në, kontrolluan jahtin shumëmilionë dollarësh. Në një deklaratë nga Departamenti i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm amerikan paralajmëroi oligarkët rusë se do ketë më shumë sanksione për to:

“Sot shënojmë sekuestrimin e parë të grupit tonë të punës të një pasurie që i përket një individi të sanksionuar me lidhje të ngushta me regjimin rus. Ky nuk do të jetë i fundit.”

Departamenti i Drejtësisë tha se superjahti i quajtur Tango i nënshtrohet konfiskimit bazuar në shkeljet dhe mashtrimet bankare sipas ligjit për sanksionet në SHBA, si dhe pastrimit të parave.

Ende nuk ka deklaratë nga oligaru rus. Ndërkaq edhe në vitin 2018 Vekselberg u sanksionua pas akuzave për ndërhyrje të dyshuar ruse në zgjedhjet presienciale të vitit 2016 në SHBA.

Ai ishte gjithashtu i përfshirë në një listë të anëtarëve të rrethit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, ky i fundit është shënjestruar në shenjë hakmarrje për pushitimin rus të Ukrainës.

*Tibo News.