OKB: Zvicra, probleme me racizmin

Zvicra ka probleme sistematike me racizmin kundër personave me prejardhje afrikane, thuhet në një raport të prezantuar më 3 tetor nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara. Raporti përfshin shumë shembuj, nisur nga brutaliteti policor e deri te lojërat e fëmijëve.

Grupi i emëruar nga OKB-ja, tha se ka edhe masa pozitive që Zvicra ka ndërmarrë, por shprehu shqetësimin për përhapjen e diskriminimit racor, duke theksuar disa incidente pasi anëtarët e grupit vizituan Zvicrën gjatë këtij viti.