OKB synon ndalimin e zhdukjes së kafshëve të egra

Këtë javë Organizata e Kombeve të Bashkuara po mban një samit në Montreal të Kanadasë me qëllim mbrojtjen e ekosistemeve të ndryshme në mbarë botën dhe shmangien e zhdukjeve të kafshëve të egra.

Negociatorët që vijnë pothuajse nga çdo komb dhe mijëra organizata do të jenë për dy javë në këtë samit i cili njihet ndryshe si COP-15 me synimin për të arritur një marrëveshje që të ketë më shumë ekosisteme të shëndetshme deri në vitin 2030.

Konventa e OKB-së për Diversitetin Biologjik kërkon që të ketë një dakordësi mes 196 qeverive anëtare.

Sipas një vlerësimi të Globale Landlook në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara më shumë se një milionë specie rrezikojnë zhdukjen me një ritëm që nuk është parë në 10 milion vjet.

Deri në 40% të sipërfaqe tokësore konsiderohen të degraduara dhe ky samit synon që vendet të zotohen që të venë nën mbrojtje të paktë 30% të zonave detare dhe tokësore deri në vitin 2030.

Aktualisht territoret e mbrojtura në botë përbëjnë vetëm 17% të sipërfaqes tokësore dhe 8% të oqeaneve.

Negociatat për arritjen e kësaj marrëveshje duken të vështira jo vetëm për faktin e kërkesave të ndryshme nga vendet aleate por edhe për shkak se do të nevojiten fonde për vendet e varfra.

Janë mbi 10 mijë pjesëmarrës që po marrin pjesë në këtë samit që pritet të mbyllet në datë 19 dhjetor. 

*TiboNews