
OKB paralajmëron varfëri nëse zgjatet lufta në Ukrainë
Sipas OKB nëse pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të vazhdojë edhe më gjatë, pothuajse 30 për qind e popullsisë prej 44 milionë banorësh, mund të bie në varfëri të skajshme, kurse mbi 60 për qind rrezikon të varfërohet brenda një viti.
Lufta deri më tani ka shkaktuar një humbje prej të paktën 100 miliardë dollarësh të infrastrukturës kryesore si rrugët, urat dhe spitalet, dhe ka shkaktuar mbylljen e të paktën gjysmës së bizneseve të Ukrainës, ndërsa gjysma tjetër funksionon nën kapacitete.