OKB nis hetimet për shtypjen e protestuesve nga regjimi në Iran

Organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut vendosi të nisë një mision të ri për hetimin e shtypjes së protestave masive nga regjimi iranian.

Këto protesta kanë kapluar Iranin që nga shtatori i këtij viti. Mocioni u miratua me 25 vota pro, 6 kundër dhe 16 abstenime në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.