OKB: Mbi 2,500 emigrantë të vdekur ose të zhdukur në Mesdhe gjatë 2023-it

Më shumë se 2,500 emigrantë kanë vdekur ose janë raportuar të zhdukur duke u përpjekur të kalonin Mesdheun për në Evropë që nga fillimi i vitit, tha një zyrtar i agjencisë së refugjatëve të OKB-së.

Ky numër përfaqëson një rritje prej dy të tretash, krahasuar me 1,680 persona në të njëjtën periudhë në 2022.