OKB-ja thirrje Rusisë që të dëmshpërblejë Ukrainën

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje Rusisë që dëmshpërblejë Ukrainën dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.

Asambleja votoi për të miratuar një rezolutë të mbështetur nga 94 nga 193 anëtarët e asamblesë, duke thënë se Rusia “duhet të mbajë përgjegjësi ligjore ndaj të të gjitha veprimeve të saj të paligjshme, duke përfshirë kompensimin për dëmtimin, përfshirë çdo dëm, të shkaktuar nga akte të tilla.”