OKB: Ekzekutimet nga Irani shkelin ligjet ndërkombëtare

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk tha të martën se Irani po shkel ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me ekzekutimin e njerëzve që morën pjesë në protesta.

Irani ka ekzekutuar të paktën katër njerëz në lidhje me protestat që filluan në shtator në përgjigje të vdekjes së 22 vjeçares Mahsa Amini në një qendër paraburgimi.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se kishte marrë informacione se dy ose më shumë ekzekutime pritet të ndodhin së shpejti. OKB i bëri thirrje Iranit që menjëherë të ndalë të gjitha ekzekutimet dhe të fillojë reformat serioze të kërkuara nga qytetarët e tij.