OKB: 339 mln njerëz do kenë nevojë për ndihmë humanitare në 2023

Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se një rekord prej 339 milionë njerëzve do të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm. Zyra e OKB-së për Ndihmë Emergjence është duke u kërkuar shteteve donuese rreth 51.5 miliardë dollarë, një rritje prej 25 për qind, në krahasim me fillimin e vitit 2022.

OCHA ka thënë se të paktën 22 milionë njerëz në 54 shtete përballen me pasiguri të mëdha ushqimore, derisa 45 milionë njerëz në 37 shtete rrezikojnë të përballen me uri.

Ndryshimet klimatike, nevojat shëndetësore dhe pabarazia gjinore janë duke e rënduar edhe më shumë situatën, ka thënë OKB.