AlbanianEnglish

Oficerë shqiptarë në Britani, për shkak të fluksit të madh të emigrantëve. Si është plani?

Policia shqiptare mund të jetë e pranishme në Britani për të vëzhguar ardhjet e emigrantëve dhe për të përcjellë informacion me inteligjencën britanike, në një përpjekje për të trajtuar kalimet e paligjshme në  Channel.

Plani është pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis ministres së Brendshme Britanike, Priti Patel dhe qeverisë shqiptare.

Home Office në Britani thotë se Shqipëria ka premtuar mbështetje duke dërguar oficerë të lartë të zbatimit të ligjit për të ndihmuar largimin e shpejtë të shqiptarëve që udhëtojnë në Britani me varka të vogla.

Oficerët shqiptarë do t’u ofrojnë autoriteteve gjithashtu informacion.

Zyrtarët qeveritarë besojnë se rreth 60% e emigrantëve që kalojnë çdo ditë në Channel janë shqiptarë.

Ministrja Patel dhe Bledi Cuçi, ministri i Punëve të Brendshme, u zotuan gjithashtu të përshpejtojnë largimet e shqiptarëve që nuk kanë të drejtë të jenë në Britani nga java e ardhshme, teksa diskutuan situatën mbrëmjen e të martës.

Mësohet se kontrollet për emigrantët që mbërrijnë me varka, të cilët dyshohet se janë shqiptarë, do të kryhen me shpejtësi.

Sindikata ISU, e cila përfaqëson stafin që punon për organin e zbatimit të ligjit të Home Office, tha se anëtarët e saj kishin parë një rritje të emigrantëve nga Shqipëria që kalonin Kanalin- Channel në muajt e fundit.

Rreth 1,295 emigrantë mbërritën në Britani të hënën me 27varka- totali më i lartë ditor që nga fillimi i regjistrimeve aktuale në 2018.

Artikulli origjinal në këtë link

*Tibo News

You don't have permission to register