AlbanianEnglish

Oferta më e re: Shijo Tibo për 7 ditë falas, pastaj zgjidh abonimin!

Platforma Tibo sjell ofertën më të re. Të gjithë ata që nuk kanë ende një abonim, por që janë të interesuar për produktet e platformës, mund ta provojnë atë një javë falas.

Oferta, e cila nisi sot me çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, synon t’u prezantojë qytetarëve platformën, me 7 ditë shërbime falas.

Të gjithë mund të shohin dhe prekin nga afër cilësinë e transmetimeve TV, mobile si dhe paketat e internetit e më pas të zgjedhin për t’u bërë abonentë të Tibo.

Gjithçka u prezantua në panairin e organizuar nga “Klik Ekspo Group” në Pallatin e Kongreseve, i cili do të qëndrojë hapur deri më datë 4 dhjetor.

‘Mendo Globalen, rrok virtualen’ është motoja e këtij panairi, ku teknologjia dhe digjitalizimi janë fokusi kryesor, të cilat Tibo duket se i plotëson më së miri.

Stenda e platformës Tibo e vendosur në hyrje të panairit do të mirëpresë të gjithë të interesuarit nën moton “Shijo Tibo për 7 ditë falas! Eja provoje dhe shijoje!”.

Në fushën e teknologjisë dhe internetit, cilësia dhe gama e gjerë e shërbimeve përbejnë diferencën. Për këtë pjesë Tibo gjithmonë ka ditur t’u jetë pranë shqiptarëve me ofertat e duhura sidomos në prag të festave.

Për të qenë pjesë e kësaj pakete, mund të regjistrosh llogarinë personale direkt nga aplikacioni në telefon, apo faqja zyrtare e internetit www.tibo.tv.

*Tibo News

You don't have permission to register