OBSH qetëson njerëzit: Nuk krahasohet Covid me linë e majmunëve

Lija e majmunëve mund të përmbahet në vendet jashtë Afrikës ku virusi zakonisht nuk përhapet. Këtë ka deklaruar së fundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më shumë se 100 raste të virusit, që shkakton skuqje dhe temperaturë- janë konfirmuar në Europë, Amerikë dhe Australi.

Ky numër pritet të rritet, por ekspertët thonë se rreziku i përgjithshëm për popullatën e gjerë është shumë i ulët. Virusi është më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Por virusi tani është zbuluar në 16 vende jashtë Afrikës.

Pavarësisht se është shpërthimi më i madh jashtë Afrikës në 50 vitet e fundit, lija e majmunëve nuk përhapet lehtë mes njerëzve dhe ekspertët thonë se kërcënimi nuk është i krahasueshëm me pandeminë e koronavirusit.

Një zyrtar i OBSH-së  thotë se nuk ka asnjë provë që virusi i majmunit të ketë pësuar mutacion, pas spekulimeve të mëparshme mbi shkakun e shpërthimit aktual.

Sipas ekspertëve, viruset në këtë grup priren të mos ndryshojnë dhe priren të jenë mjaft të qëndrueshme.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë shëndetësor i BE-së ka paralajmëruar se disa grupe njerëzish mund të jenë më të rrezikuar se të tjerët.

Lija e majmunëve nuk është përshkruar më parë si një infeksion seksualisht i transmetueshëm, por mund të transmetohet nga kontakti i drejtpërdrejtë gjatë seksit.

Këshillohet që vendet të rishikojnë disponueshmërinë e vaksinës së lisë, e cila është gjithashtu efektive kundër lisë së majmunëve.

Simptomat e lisë së majmunit përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje dhe njolla të skuqura e të ngritura në formë flluskash në trup, të cilat zakonisht zhduken brenda dy deri në katër javë.

Shteti i parë që vendos karantinë për të infektuarit me linë e majmunit

14 shtete konfirmojnë shpërthimin e lisë së majmunëve. OBSH ka disa dyshime

*Tibo News