OBSH plan per uljen e vdekshmërisë nga Ebola

OBSH ka propozuar ty trajtime që ulin ndjeshëm vdekshmërinë e lidhur me sëmundjen e virusit Ebola.

Është hera e parë që OBSH rekomandon trajtime për Ebolën.

Organi i OKB-së gjithashtu e rekomandon atë për “të sapolindurit me sëmundje të virusit Ebola të pakonfirmuar, 7 ditë ose më të rinj, të lindur nga nëna me virus të konfirmuar”.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi të dy trajtimet në fund të vitit 2020.

“Pacientët duhet të marrin antitrupat monoklonal neutralizues të rekomanduar sa më shpejt të jetë e mundur pas konfirmimit laboratorik të diagnozës,” tha OBSH në një deklaratë.

Siç kanë treguar studimet, të dyja trajtimet ulin ndjeshëm vdekshmërinë nga virusi Ebola, tha kreu i ekipit klinik të OBSH-së, Janet Díaz, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Këto trajtime mund të shpëtojnë nga 230 deri në 400 jetë për çdo 1000 njerëz të infektuar.

“OBSH është e gatshme të ndihmojë vendet, prodhuesit dhe partnerët të përmirësojnë aksesin në këto trajtime dhe të mbështesë përpjekjet kombëtare dhe globale për t’i bërë ato më të përballueshme,” tha organizata.

Virusi Ebola në shumë raste është fatal.

Shpërthimi i virusit në periudhën 2013-2016 në Afrikën Perëndimore ishte më i madhi që kur virusi u zbulua në vitin 1976 në Republikën Demokratike të Kongos, duke vrarë më shumë se 11,300 njerëz.

 

*TiboNews