
OBSH paralajmëron për më shumë shpërthime endemike
Shpërthimet e sëmundjeve endemike si lija e majmunit po bëhen më të shpeshta, paralajmëroi të mërkurën drejtori i Emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan.
Ndërsa ndryshimet klimatike kontribuojnë në ndryshimin e shpejtë të kushteve të motit si thatësira, kafshët dhe njerëzit po ndryshojnë sjelljen e tyre.
Rezultati, tha Ryan, është se sëmundjet që zakonisht qarkullojnë te kafshët po kalojnë gjithnjë e më shumë te njerëzit.