OBSH: Covid-19 është ende një kërcënim

Covid-19 është ende një “kërcënim”, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tre vjet pas shpërthimit të pandemisë që vrau miliona njerëz në mbarë botën dhe gjunjëzoi ekonominë globale.“Ky virus, SARS-CoV-2, aktualisht po qarkullon në të gjitha vendet dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim. Duhet të qëndrojmë vigjilentë, sepse virusi qarkullon, evoluon dhe ndryshon”, tha epidemiologia Kerkov, e cila është përgjegjëse për grupin teknik të OBSH-së për parandalimin dhe reagimin ndaj epidemive dhe pandemive.“Ne kemi parë një rritje të ngadaltë por të qëndrueshme të rasteve në mbarë botën ,” vuri në dukje Kerkov.

Përballë pandemisë Covid-19, OBSH shpalli një emergjencë të shëndetit publik më 30 janar 2020, niveli më i lartë i alarmit. Përveç simptomave të menjëhershme të Covid-19, OBSH nuk e ka fshehur shqetësimin e saj për efektet afatgjata të shkaktuara nga sëmundja, e ashtuquajtura sindroma e gjatë Covid.“Ne kemi prova që tregojnë se vaksinimi kundër Covid-19 zvogëlon rrezikun” e efekteve afatgjata, tha Kerkov. Ajo tha se rreth 13.5 miliardë doza të vaksinave Covid-19 ishin administruar në mbarë botën që nga fundi i vitit 2020, duke u bërë thirrje qytetarëve në hemisferën veriore – ku dimri është vetëm afër – që të vaksinohen kundër gripit dhe sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.