OBSH: Bota duhet të përgatitet për sëmundjen X

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë para delegatëve në në Forumin e Davosit u shpresh: “Bota duhet të përgatitet për sëmundje të panjohura në të ardhmen”. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, shpjegon se ideja e të ashtuquajturës Sëmundja X nuk është e re – OBSH e ka përdorur termin që nga viti 2018.

Kjo për shkak se ka kërcënime të njohura, si MERS, Zica dhe Ebola.Ghebreyesus thotë se OBSH ishte përgatitur për një virus të ngjashëm me Covid para pandemisë 2020, duke paralajmëruar: “Ju madje mund ta quani Covid-in sëmundja e parë X, dhe mund të ndodhë përsëri.

Është më mirë të parashikojmë diçka që mund të ndodhë, sepse ka ndodhur shumë herë në historinë tonë dhe të përgatitemi për të. Nuk duhet t’i përballojmë gjërat të papërgatitur. Mund të përgatitemi edhe për disa gjëra të panjohura.