
OBSH: 15,000 njerëz kanë vdekur në Evropë nga moti i nxehtë në 2022
Të paktën 15,000 njerëz kanë vdekur në Evropë për shkak të motit të nxehtë në vitin 2022 deri më tani, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Tre muajt nga qershori deri në gusht ishin më të nxehtit në Evropë që nga fillimi i regjistrimeve, dhe temperaturat jashtëzakonisht të larta çuan në thatësirën më të keqe që ka dëshmuar kontinenti që nga Mesjeta.
OBSH tha se rritja e valëve të të nxehtit dhe motit të tjerë ekstrem do të “çojnë në më shumë sëmundje dhe vdekje” në dekadat e ardhshme nëse nuk ndërmerren veprime “drastike”.