OBSH: 1 në 4 adoleshentë, i përfshirë në konfrontim fizik. Shqipëria në vendin 4

1 në 4 adoleshentë në Shqipëri është përfshirë në konfrontim fizik. Të dhënat vijnë nga raporti i OBSH për 44 vende, një raport që e rendit Shqipërinë në vendin e 4.

Referuar raportit të OBSH, rezulton se grupmosha 11-15 vjeç është përfshirë më shumë në dhunë fizike, më shumë sesa ata të grupmoshës 15-18 vjeç.

Ndërkohë që ekspertët thonë se shumica e rasteve të konfrontimit fizik të adoleshentëve ndodh jashtë ambienteve të shkollave.

Sipas tyre, në shumicën e rasteve konfliktet nisin nga rrjetet sociale dhe më pas përfundojnë në përplasje fizike.

SIpas raportit të OBSH, rezulton se djemtë janë më të përfshirë në konfrontimet dhe konfliktet fizik sesa vajzat, veçanërisht tek 11-vjeçarët.

Ndërkaq, specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë së shumicën e rasteve, janë djemtë e amiljve më të pasura të cilët kshin gjasa më shumë për tu përfshirë në konflikte fizike.