Obeziteti, sëmundje si diabeti. Ky është ilaçi i krijuar për t’i luftuar të dyja

Kërkesa të tepërta nga SHBA-të. Kjo është arsyeja pse vendet e tjera vuajnë nga mungesat. Luca Busetto, president i Shoqatës Italiane të Obezitetit dhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Padovës, flet për prodhimin e Ozempic, një ilaç shumë i dobishëm, si kundër diabeti dhe kundër obezitetit, të cilat po kërkohen gjithnjë e më shumë nga tregu, ndonëse amerikanët janë të parët që kërkojnë të blejnë këtë ilaç.

Ndërkohë në Itali ky ilaç është miratuar vetëm për diabetin. Pse? Busetto thotë:

“Agjencia Evropiane e Barnave, EMA, e ka miratuar gjithashtu kundër obezitetit. Testet kanë treguar se përfitimet janë më të mëdha se rreziqet. Por stoqet janë të pamjaftueshme. Në Itali, sistemi shëndetësor kombëtar ka blerë vetëm doza të mjaftueshme për diabetin. Kompania farmaceutike është në pamundësi për të prodhuar më shumë dhe medikamente të ngjashme nga kompani të tjera do të mbërrijnë pas disa vitesh. Obeziteti, megjithatë, është një sëmundje e rëndë kronike, nuk është e serisë B në krahasim me diabetin dhe shpresoj që do të mund ta plotësojmë këtë mungesë”.

Megjithatë, janë pikërisht pacientët me diabet që ankohen për mungesën e ilaçit. A është e vërtetë që ‘semiglutide’ në fakt përdoret tashmë kundër obezitetit?

“Çdo mjek mund ta sugjerojë, nuk ka nevojë për specialist, ata që nuk kanë diabet paguajnë rreth 150 euro për paketë, për një trajtim 4 javor. Fatkeqësisht prej disa javësh semaglutidi është kthyer në një fenomen hollivudian dhe kjo nuk është gjë e mirë”.

A ka ndonjë efekt anësor?

“Shkakton disa shqetësime gastrointestinale. Dhe është një medikament, jo një trajtim estetik. Duhet të trajtohet si i tillë. Megjithatë, të mos gabojmë duke e konsideruar obezitetin si një problem estetik. Është një sëmundje kronike. me pasoja të rënda për organe të ndryshme. Nëse ka një medikament që e shëron duhet ta shfrytëzojmë për të përfituar maksimumin, jo për të lënë përshtypje të mirë në rrjetet sociale”.

*Tibo News