
Nuk kanë fund telashet ligjore për Google
Në një botë virtuale ku moria e informacioneve është e pafundme na ndodh shpesh që të kemi qasje ndaj burimeve të gabuara.
Informacionet e pasakta kanë qenë shpesh objekt i padive të ndryshme në gjykatat ndërkombëtare dhe kësaj here me sa duket Google është në telashe.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë dha një vendim ndaj Google ku gjigandi teknologjik detyrohet tani më që të heq informacionet që vërtetohen se janë të pasakta nga motorët e kërkimit por jo vetëm.
Rasti që u paraqit në gjykatë bën fjalë për dy drejtues të cilët kërkonin që të hiqnin nga Google rezultatet që lidhnin emrat e tyre me artikuj kritikë.
Megjithatë Google refuzoi heqjen e artikujve duke thënë se nuk ishin të sigurte nëse informacioni në artikull ishte realisht i gabuar.
Gjykata Europiane e Drejtësisë në vendim e saj thotë se motorët e kërkimit duhet të veprojnë menjëherë ndaj informacioneve të pasakta.
Sipas trupit gjykues të çështjes nuk nevojitet një vendim gjyqësor për të trajtuar materialet e gabuar.
Në vitin 2014, e njëjta gjykatë sanksionoi të ashtuquajturën “e drejta për t’u harruar”, sipas së cilës njerëzit mund t’u kërkonin motorëve të kërkimit të hiqnin rezultatet e lidhura me emrin e tyre.
Që atëherë, Google thotë se ka punuar shumë për të balancuar të drejtën e informacionit me të drejtën e privatësisë.
*TiboNews