‘Nuk kam më frikë të jem single’

Dua Lipa nuk ka më frikë të jetë vetëm, single!
Këngëtarja thotë se i pëlqen të jetë beqare, sepse mund të jetë “egoiste” dhe të shijojë joga një orëshe.
Dua ka pasur një sërë lidhjesh me persona të profilit të lartë, duke përfshirë kuzhinierin Isaac Carew dhe rockerin punk amerikan Paul Klein.

Ajo gjithashtu pati një romancë dyvjeçare me Anëar Hadid, vëllain e modeleve Bella dhe Gigi. Por që nga ndarja e tyre në vitin 2021, duket se Dua ka ndjekur këshillat nga hiti i saj i vitit 2017, New Rules, duke mos shikuar prapa.

Dua, e cila kohët e fundit ishte e lidhur me prezantuesin e televizionit amerikan Trevor Noah, shpejtoi të mbyllte çdo thashethem për lidhje të re.

Ajo tha: “Për mua ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje pas një kohe shumë të gjatë. Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jem vetëm dhe të mendoj vetëm për veten time dhe të jem egoiste sa të dua, gjë që nuk kam pasur kurrë rastin ta bëj.”

*Tibo News