Nuk ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti fatal i Turqisë

Nuk ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti fatal i Turqisë. Këtë ka njoftuar ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo. Ai ka treguar se i vetmi rast që është ndjekur nga ambasada është humbja e lidhjeve të familjarëve me njerëzit e tyre në zonën ku ka më shumë fatalitete nga tërmeti.

Ambasadori Robo tha se ambasada mundësoi komunikimin e familjarëve në zonën e Atay dhe siguroi se nuk ka shtetas shqiptarë të prekur apo të lënduar nga tërmeti.

Lidhur me situatën aktuale, më shumë se 4.800 njerëz janë deklaruar të pajetë në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit që ra në Turqinë jugore, me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter e që u pasua nga të tjera goditje të magnitudës 7.7 dhe 6.

Ekipet e shpëtimit po vijojnë punën pasi flitet për persona të tjerë të  mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi afër Gaziantep në orët e para të së hënës, ndërsa njerëzit ishin në gjumë.

Më shumë se 15,000 njerëz janë lënduar të cilët shumë prej tyre po marrin trajtim në spitale.

Vendet duke përfshirë SHBA-të dhe Kore e Jugut po dërgojnë ndihma pasi Turqia lëshoi një apel ndërkombëtar për ndihmë.

Mbi 4 mijë viktima në Turqi e Siri nga tërmeti tragjik

*Tibo News