Nuk ka më “patronazhistë”, ligji i ri për të dhënat personale të qytetarëve

Ligji i ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale” u ndalon partive politike që të përdorin të dhënat e shqiptarëve. Duke u nisur nga skandali i “partonazhistëve” me rregullimin e ligjit të ri partitë politike nuk nuk mund t’i përdorin të dhënat, përveçse të anëtarëve të tyre. Kujtojmë se databaze i “patronazhistëve” u publikua pak para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021 dhe përmbante të dhënat të vjedhura të 910 mijë votuesve në vend.

Përgjatë tre ditëve të fundit, në telefonat e mijëra qytetarëve shqiptarë po qarkullojnë databaza me të dhënat personale, sensitive dhe pagat e mbi 700 mijë shqiptarëve si dhe targat e automjeteve.