Nuk janë vetëm blerësit që presin “Black Friday”

Bizneset e vogla në Europë janë të frikësuar nga rritja e inflacionit në mbarë botën pasi për pasojë qytetarët po blejnë më pak.

Më shumë se qytetarët këtë vit eventin e uljeve të mëdha “Black Friday” po e presin bizneset.

Strategjitë të cilat kompanitë po përdorin për të tërhequr konsumatorët lidhen edhe me idenë e  dhuratave të fund vitit të cilat mund të blihen më herët me një kosto më të ulët.

Në Itali dhe Francë qytetarët janë shprehur më tepër entuziastë se qytetarët në Spanjë për të përfituar nga uljet e mëdha.

Sipas ekspertëve të ekonomisë shumica e qytetarëve në mbarë botën po tregohen më të kujdesshëm me shpenzimet e tyre si pasojë e rritjes së kostove të jetesës.

Megjithatë blerësit nuk janë problemi i vetëm i bizneseve të vogla evropiane pasi ato po përballen edhe me pakënaqësi nga ana e stafeve të tyre.

Punonjësit e dyqanit Zara në Spanjë hynë në grevë këtë të premte me kërkesën për paga më ta larta.

Gjithashtu gjigandi Amazon po përballet me probleme përsa i përket punonjësve të tij në Francë të cilët zgjodhën të largoheshin nga puna. 

*TiboNews