“Nuk jam konsultuar për negociatat mes qeverisë shqiptare e greke për çështjen e detit”

Kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar me presidentin Ilir Meta lidhur me negociatat mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për çështjen e detit.

Këtë ka deklruar kreu i shtetit Meta. Komentet e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias se ka penguar negociatat pasi nuk i ka dhënë autorizimin kryeministrit Edi Rama, Presidenti Meta i cilëson “tërësisht të pavërteta”, ndërsa shprehet se nuk është informuar për ecurinë e negociatave mes dy qeverive.

Meta tha se në rolin e Presidentit, i ka kërkuar tri herë kryeministrit të Shqipërisë, që t’i udhëheqë ai negociatat, por nuk ka patur asnjë kërkesë zyrtare për autorizimin nga ana e kreut të qeverisë.

*Tibo News.