Nuk i pëlqejnë rregullat, ja kush janë rebelët e zodiakut

Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se ne duhet të jetojmë sipas rregullave por ka të tjerë që besojnë se rregullat janë bërë për t’u thyer. Të shohim kush janë “rebelët” e zodiakut.

Dashi

Një nga karakteristikat kryesore të Dashit është se sa të paparashikueshëm mund të bëhen. Ata nuk duan t’u thonë të tjerët se çfarë të bëjnë dhe janë gjithmonë të gatshëm të luftojnë për idetë dhe dëshirat e tyre. Ata i besojnë mendjes së tyre dhe ndjekin vetëm zemrën.

Binjakët

Rregullat dhe Binjakët nuk shkojnë bashkë. Të njohur për spontanitetin e tyre, ata preferojnë t’i bëjnë gjërat me ritmin e tyre, sepse në këtë mënyrë u duket gjithçka më emocionuese. Ata mërziten lehtësisht dhe i duken të mërzitshme çdo “must”.

Shigjetari

Dhe Shigjetarët nuk kujdesen për të bërë atë që duhet. Ata duan t’i bëjnë gjërat në mënyrën e tyre, emocionuese dhe aventureske. Kur ata janë vërtet të interesuar për diçka, atëherë ata janë në gjendje të shtyjnë kufijtë.