
Nuk do rritet çmimi i energjisë për nëntorin, por për dhjetorin po
Nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë për muajin nëntor. Ministrja Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi vendimin të martën gjatë një konference për shtyp.
Ministrja Balluku deklaroi se gjatë Tetorit, në Shqipëri konsumi i energjisë ka regjistruar 7% më pak se vitin e kaluar.
Balluku sqaroi se vendimi i përket vetëm muajit nëntor dhe tarifimi me 2 fasha mbetet në fuqi për muajin dhjetor.
Çfarë do të thotë ky vendim?
Çdo kilovat i konsumuar mbi fashën 800 kWh/muaj do të tarifohet me 42 lekë.
*Tibo News